Lansimi i Raortit "Dhuna në baza gjinore në Kosovë: Shqyrtim kritik i reagimit të policisë"
Me 26 Nëntor, ERAC lansoi raportin “Dhuna në baza gjinore në Kosovë: Shqyrtim kritik i reagimit të policisë”. Raporti u realizua nga QKSGJ, organizatë partnere në Koalicionin “Të Drejta të Barabarta për të Gjithë”.
Raporti përmbledhë një analizë të ligjeve, politikave dhe praktikave ekzistuese të policisë në raport me dhunën me bazë gjinore në Kosovë si dhe identifikon reformat në trajtimin e rasteve të kësaj natyre, mangësitë dhe sfidat si dhe rekomandimet për avancim të mëtejshëm të reagimit të policisë ndaj dhunës me bazë gjinore.
Fjalët hyrëse të ngjarjes u bënë nga Luljeta Demolli, drejtore ekzekutive e QKSGJ, Arsim Shala, Shef i njësisë për dhunën në familje, Policia e Kosovës, Adelina Berisha, koordinatore e avokimit në RrGK, nën moderim të Nita Zogianit, QKSGJ. Ndërsa, prezantimi i raportit u bë nga Liridona Sijarina, QKSGJ.
Raporti përmbledhë një analizë të ligjeve, politikave dhe praktikave ekzistuese të policisë në raport me dhunën me bazë gjinore në Kosovë si dhe identifikon reformat në trajtimin e rasteve të kësaj natyre, mangësitë dhe sfidat si dhe rekomandimet për avancim të mëtejshëm të reagimit të policisë ndaj dhunës me bazë gjinore.
Raportin mund ta lexoni këtu: http://kgscenter.net/…/…/1742/gender_base_violence_alb-1.pdf