HISTORIKU, VISIONI
DHE MISIONI
Kush jemi ne!
Vizioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) është krijimi i një shoqërie që gëzon barazi gjinore dhe garanton të drejtat e njeriut, pavarësisht nga dallimet.
Misioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) është integrimi i perspektivës gjinore në të gjitha sferat e jetës, si dhe zhvillimi dhe zbatimi i politikave publike gjithëpërfshirëse përmes avokimit të bazuar në analizën gjinore.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore u themelua në vitin 2002 nga Programi i Gruas në Fondacionin për Shoqëri të Hapur në Kosovë. Ishte organizata e parë e këtij llojit në Kosovë. Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si organizatë e cila për mision ka integrimin e i perspektives gjinore në të gjitha analizat, programet dhe politikat e të gjithë sektorëve të shoqërisë kosovare, ka qenë e zëshme që nga themelimi i saj në nivel qendror dhe lokal, në prodhimin e dijeve të kontekstualizuara feministe, dokumentimin e historisë së aktivizmit politik të grave dhe nxitjen e aktivizmit feminist ndër gjeneratat e reja.
Misionet e organizatave siç është e Qendrës Kosovare për studime Gjinore, përveç që janë jetike për zhvillimin e dialogu social mes grave dhe aktivisteve, janë të ndryshojnë status quo-në politike e cila shkon në dëm të grave dhe grupeve tjera të paprivilegjuara. Qendra, për dy dekada i ka shërbyer me përkushtim këtyre qëllimeve. Që nga themelimi me shumë përkushtim QKSGj është munduar të ketë një rol në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë.
Eshtë munduar poashtu të jetë mbrojtëse e lëvizjes së grave në angazhim dhe në veprim, përkundër sfidave të cilat kanë qenë reagime të pritshme nga kultura dhe institucionet patriarkale.Si Qendër, ne kemi krijuar një adresë e cila përveç që mirëpret aktiviste, nxitë dhe promovon të menduarit feminist, solidaritetin dhe angazhimin politik për ta ndryshuar situatën socio- ekonomike dhe politike të grave. Kjo ka konsistuar në punë të vazhduar për t’i pasuruar studimet gjinore me hulumtime, përkthime dhe kontribute të ndryshme feministe, intervenimeve dhe avokimeve në ligje dhe praktika politike të cilat e afektojnë direkt jetën e grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, duke ndikuar kështu pozitivisht në frymën politike.
Njihuni me anëtarët tanë të bordit
Kryetar i Bordit - Ekonomist - Kosovar Nansen Dialogu
Sociolog, Profesor në Universitetin e Prishtinës
Drejtor Ekzekutiv - Fondacioni për Iniciativë Demokratike
Zëvendësdrejtoreshë në RTV 21