QKSGJ pjesёmarrёse nё javёn e Avokimit nё Bruksel
13/11/2018
Anёtaret e Qendra Kosovare pёr Studime Gjinore morrёn pjesё nё javёn e avokimit nё Bruksel sё bashku me pёrfaqёsueset tjera nga organizatat pёr tё drejtat e grave nga rajoni i Ballkanit Perёndimorё. Gjatё javёs sё avokimit, grupi zhvilloi takime me deputetё tё parlamentit evropian, me komisionin evropian, EEAS, si dhe DG NEAR. Nё kёto takime u theksua nevoja pёr pёrspektivёn gjinore nё proceset e integrimit evropian. Disa nga pikat kyqe tё avokimit tё prezantuara nga QKSGJ sё bashku me anёtaret e Rrjetit tё Grave tё Kosovёs ishin: tё drejtat e grave nё punё; dhuna ndaj grave dhe dhuna nё baza gjinore; procesi e ndёrtimit tё paqes dhe gratё, paqja, dhe siguria. Mё nё detaje u diskutua rreth ligjit tё punёs nё Kosovё, duke pёrfshirё lejen prindёrore, ekonominё joformale, tё drejtat nё pronё-gratё mbesin tё diskriminuara nё tё gjitha kёto aspekte. Mbi dhunёn ndaj grave u pёrmend koordinimi i dobёt mes institucioneve pёrgjegjёse si policisё, prokurorisё si dhe tё tjerё qё tё adresojnё dhunёn ndaj grave. Poashtu u pёrmend qё definimi legal mbi dhunёn nё familje dhe ngacimin seksual duhet tё futet nё Kodin Kriminal. Njё nga problemet qё u adresua ёshtё poashtu (mos)financimi i strehimoreve pёr grate viktima tё dhunёs. Ndёrsa pёr procesin e ndёrtimit tё paqes u pёrmend mungesa e grave si dhe nё pёrgjithёsi perspektivёs gjinore nё dialogun Kosovё-Serbi.