Thirrje për aplikim: Mbështetja financiare për nënat vetëushqyese
Qendra Kosovare për Studime Gjinore hapë thirrjen për aplikim ndihmë financiare për nënat vetëushqyese, me qëllim të fuqizimit ekonomik të tyre. Kjo thirrje hapet në kuadër të projektit Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë (ABGj -Zyra e Kryeministrit, në kuadër të mbështetjes financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi – “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 -Masa 4 e fazës së dytë”.
Ky projekt i cili targeton grupet e ndjeshme ndër gratë, synon që t’i mbështesë nënat vetëushqyese, duke iu ofruar mbështetje financiare për zhvillim të kapaciteteve, fillimin e bizneseve të vogla (start ups) apo dhe shërbime tjera të cilat e përmirësojnë statusin ekonomik të nënave vetëushqyese.
Shkarkoni thirrjen dhe formularin e aplikimit më poshtë: