Vizita Studimore e Kvinna till Kvinna në Institutin Evropian për Barazi Gjinore
27/06/2018
QKSGJ së bashku me disa organizata të grave nga Ballkani Perëndimorë morën pjesë në një vizitë studimore në Instututin Evropian për Barazi Gjinore. Kjo vizitë u organizua nga Kvinna till Kvinna nën programin “Gjinorëzimi i procesit të Ballkanin Perëndimorë për anëtarësim në BE”. Në kuadër të këtij programi anëtaret e disa organizatave nga Ballkani Perëndimorë vizituan EUIGE më 27 dhe 28 qershor 2018. Pjesëmarrëset patën mundësinë të njoftohen me punën dhe mandatin e EIGE në përgjihësi dhe bashkëpunimin me shtetet e para anëtaresuara në BE, metoda dhe mekanizma të integrimit gjinor, Indeksin e EIGE për Barazi Gjinore, Databazën e Statistikave Gjinore dhe komunikimin.
Programi rajonal i për Ballkanin Perëndimorë; “Gjinorëzimi i procesit të Ballkanin Perëndimorë për anëtarësim në BE” është program pesë vjecar financuar nga SIDA dhe realizuar nga Kvinna till Kvinna në bashkëpunim me organizatat lokale për të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimorë. Programi përfshinë Shqipërinë, Bosnën dhe Hercegovinen, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Objektiva e përgjithshme e programit është përmirësimi i të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes së barabartë të grave në vendimmarrje përmes procesit ekzistues të anëtarësimit në BE. Fuqizimi i shoqërisë civile përmes organizatave të grave është vlerë e shtuar e programit.